Zëdhënësja: Kina do t'i bashkohet nismës së OBSh-së për koronavirusin

2020-05-07 11:10:14 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying thotë se Kina ka vendosur t'i bashkohet nismës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar COVID-19.

Ajo tha se Kina mbështet fuqimisht rolin udhëheqës të OBSh-së në bashkëpunimin global antipandemik dhe do të kontribuojë në studimin dhe prodhimin e produkteve mjekësore për COVID-19.

"Viruset nuk njohin kufij. Të gjithë popujt e botës duhet të kenë qasje të barabartë në vaksina dhe ilaçe. Që nga shpërthimi, Kina ka ndarë renditjen gjenetike të koronavirusit të ri me vendet e tjera në kohën e duhur, ka krijuar platforma për të shkëmbyer të dhënat e rezultatet e kërkimit shkencor dhe ka zhvilluar në mënyrë aktive bashkëpunim ndërkombëtar për studimin dhe prodhimin e ilaçeve e vaksinave," tha ajo.

Muajin e kaluar OBSh-ja shpalli një nismë bashkëpunimi ndërkombëtar për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave, diagnostikuesve dhe terapeutikëve për COVID-19.

Mrekulli
Lajmet Kryesore