Presidenti Xi kryeson mbledhjen e udhëheqjes për kontrollin e epidemisë

2020-05-07 10:32:24 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping kryesoi të mërkurën një mbledhje të udhëheqjes për përmirësimin e sistemeve për parandalimin dhe kontrollin e rregullt të epidemisë.

Në mbledhje u dëgjua një raport nga grupi qendror drejtues për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit të ri.

Presidenti Xi theksoi se grupi ka bërë të gjitha përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit, duke dhënë ndihmesë të rëndësishme në fitoren e luftës popullore kundër pandemisë.

Sidoqoftë, ai tha se masat e parandalimit dhe të kontrollit në Hubei nuk duhet të zbuten.

Xi shtoi se Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës ka vendosur të dërgojë një grup ndërlidhës për të mbështetur më mirë punën në Hubei dhe Wuhan.

Ai kërkoi gjithashtu zbatimin e një vargu politikash për të promovuar zhvillimin ekonomik e shoqëror të Hubei-t dhe për ta ndihmuar këtë provincë të përshpejtojë rifillimin normal të jetës dhe punës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore