Eksportet kineze shënojnë rritje 8.2% në prill

2020-05-07 20:51:54 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të fundit nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave në katërmujorin e parë të vitit arriti në 9.07 trilionë juanë, një rënie 4.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në prill, eksporti u rrit 8.2%, rritja e parë mujore për këtë vit.

Në prill, vëllimi i import-eksportit i Kinës arriti në 2.5 trilionë juanë duke u ulur 0.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndër të cilët eksporti arriti në 1.41 trilionë juanë duke u rritur 8.2% dhe importi arriti në 1.09 trilionë juanë duke u ulur 10.2%. Drejtori i Statistikave pranë Doganës së Përgjithshme Li Kuiwen tha:

"Në prill, ulja e import-eksportit të Kinës u zvogëlua 5.7% dhe eksporti realizoi për herë të parë rritjen këtë vit. Kjo tregon se gjendja epidemike në Kinë është përmirësuar më tej, rifillimi i punës ka sjellë rezultate dhe politika për stabilizimin e tregtisë së jashtme po luan rolin e duhur."

Sipas të dhënave doganore, në 4-mujorin e parë të këtij viti, ASEAN-i u bë partneri i parë tregtar i Kinës. Vëllimi i përgjithshëm tregtar midis dy palëve arriti në 1.35 trilionë juanë duke u shtuar 5.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bashkimi Europian është partneri i dytë tregtar i Kinës, vëllimi i përgjithshëm tregtar dypalësh arriti në 1.23 trilionë juanë duke u ulur 6.5%. ShBA-ja është partnerja e tretë tregtare e Kinës dhe vëllimi i përgjithshëm tregtar dypalësh arriti 958 miliardë e 460 milionë juanë, duke u ulur 12.8%. Në të njëjtën kohë, vëllimi i import-eksportit të Kinës në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" arriti në 2.76 trilionë juanë duke u rritur 0.9%. Drejtori Li Kuiwen tha:

"Nga janari deri në prill të këtij viti, rritja e import-eksportit të Kinës në vendet përgjatë 'Një brez, një rrugë' është 5.8% më e lartë se rritja e përgjithshme e tregtisë së jashtme kineze. Ndërtimi i përbashkët i 'Një brez, një rrugë' ka rëndësi të madhe për nxitjen e diversifikimit të tregut dhe për stabilizimin e tregtisë së jashtme të vendit." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore