Trillimet e politikanëve amerikanë janë kthyer në një teatër vulgar

2020-05-07 19:53:23 CRI Komenti juaj Printoni

Në momentin e zbutjes së gjendjes epidemike dhe të rikthimit gradual të jetesës në shumë vende, në ShBA shtohen çdo ditë mbi 20 mijë raste të konfirmuara të COVID-19. Shumë përdorues amerikanë të internetit komentojnë se duhet të kërkohet faji i politikanëve në Uashington për dështimin në përballim të epidemisë. Pa marrë parasysh viktimat, politikanët amerikanë vijojnë të merren me fabrikime shpifjesh.

Në morinë e shpifjeve veçohen dy kryesore: "Prodhimi i virusit nga laboratori i Wuhan-it" dhe "Largimi nga Kina", që shkelin ligjin shkencor dhe nuk respektojnë ligjin ekonomik dhe do të dëmtojnë zhvillimin ekonomik amerikan.

Deri tani, studimet e shkencëtarëve të shumë vendeve kanë konfirmuar se COVID-19 nuk është prodhuar e as modifikuar në laboratori. Sipas njoftimeve të CNN-it më 5 maj, drejtori i zgjedhur i zbulimit kombëtar amerikan John Ratcliffe u shpreh në Senat se nuk ka parë asnjë dëshmi lidhur me daljen e COVID-19 nga laboratori ose nga tregu i Wuhan-it. Epidemiologia amerikane, drejtore pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maria Van Kerkhove u shpreh në 4 maj në një konferencë shtypi se tani të gjitha 15 mijë sekuencat e plota të gjenomit viral tregojnë se COVID-19 nuk është prodhuar në mënyrë artificiale.

Nga të dhënat e fundit rezulton se pacientët me COVID-19 në SHBA janë shfaqur më herët se koha e shpallur nga qeveria amerikane, madje ka mundësi që përhapja të ketë nisur shtatorin e kaluar.

Njëkohësisht disa politikanë amerikanë stimulojnë ndërprerjen e lidhjes ekonomiko-tregtare mes SHBA-së e Kinës duke u kërkuar ndërmarrjeve amerikane të ikin nga Kina. Kjo nxitje shfaq plotësisht një injorancë. Në fakt, ndërmarrjet amerikane kanë deklaruar se nuk kanë në plan të largohen nga tregu i madh kinez me 1.4 miliardë banorë. Rrjeti i kafeneve zinxhir "Starbucks" nënshkroi një marrëveshje për ndërtimin e parkut industrial me risi në Kunshan të provincës Jiangsu. Tesla ka shpallur shtimin e prodhimeve në fabrikën në Shangai. Wal-Mart shpalli shtimin e investimeve në Wuhan. Veprimet e këtyre ndërmarrjeve amerikane kanë shfaqur besimin e tyre për tregun dhe ekonominë kineze.

Para fakteve, trillimi i shpifjeve nga politikanët amerikanë do të shkaktojë vetëm prishjen e imazhit të shtetit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore