Urime për lëshimin me sukses të raketës mbartëse "Marshimi i Madh-5B" të Kinës

2020-05-06 11:00:19 CRI Komenti juaj Printoni

Suksesi i misionit të parë të fluturimit të raketës së re mbartëse të Kinës "Marshimi i Madh-5B" shënon një nisje të mirë për programin e ndërtimit të stacionit hapësinor të vendit, thuhet në një mesazh urimi të dërguar të martën nga autoritetet qendrore kineze.

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës, Këshilli i Shtetit dhe Komisioni Qendror Ushtarak i dërguan urime gjithë personelit që mori pjesë në këtë mision.

Raketa mbartëse u lëshua nga Qendra e Lëshimit Hapësinor Wenchang, duke dërguar variantin provë të anijes kozmike të tipit të ri me astronautë dhe një kapsulë transportimi të kthyeshme për të zhvilluar prova në hapsirë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore