2020-05-06 21:21:07 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjatë pushimeve 5-ditore të 1 Majit (Dita e Punëtorëve), konsumatorët kinezë kanë bërë blerje të shumta online. Sipas të dhënave, gjatë 5 ditëve, vëllimi i shitjeve me pakicë në internet u shtua gjerësisht, sidomos produktet bujqësore. Specialistët u shprehën se tregu i madh i brendshëm kinez po rimëkëmbet dhe nuk pritet të ndryshojë prirja e shtimit të vazhdueshëm të konsumit.
Sipas të dhënave të gjigantit kinez të shitjes me pakicë në internet "JD", gjatë pushimeve të 1 Majit, vëllimi i shitjes në internet i kompanisë u shtua 45% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër to, vëllimi i shitjes së mallrave kineze u shtua 52% dhe vëllimi i shitjes së produkteve bujqësore u shtua 148%. Studiuesja e institutit të të dhënave të mëdha "JD" Chen Yao tha:
"Gjatë 1 Majit, megjithëse të rinjtë në moshën nga 20 deri 30 vjeçare janë ende konsumatorët kryesorë në internet, blerjet e konsumatorëve në moshën mbi 36 vjeçare u shtuan dukshëm. Njëkohësisht sipas fjalëve të kërkimit, shumë konsumatorë kërkuan produkte bujqësore në uebsajt. Produktet e famshme bujqësore u përshëndetën shumë nga konsumatorët."
Studiuesja e qendrës së nxitjes së qarkullimit të Ministrisë së Tregtisë të Kinës Chen Lifen është e mendimit se me rihapjen e tregut, krahinat e ndryshme do të presin kulmin e konsumit pas epidemisë. Nuk do të ndryshojë prirja e shtimit të vazhdueshëm të konsumit në Kinë. Ajo tha:
"Me rifillimin e punës në krahinat e ndryshme kineze dhe me përkrahjen e politikës në nxitje të konsumit, besimi i konsumatorëve po rivendoset me vijim, tregu i konsumit po lulëzon dhe konsumi në internet po shtohet shpejt. Më pas, qeveria do të publikojë më shumë politika në nxitje të konsumit dhe tregu i madh i brendshëm kinez po rimëkëmbet." (Fani)