2020-05-04 11:43:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një studiuese amerikane në Universitetin e Kalifornisë-Davis thotë se fillimi i pandemisë së COVID-19 "ka shumë pak gjasa të jetë një aksident laboratorik."
Epidemiologia Jonna Mazet ka trajnuar dhe bashkëpunuar me studiues nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it.
Ajo përmend katër arsye për të mbështetur mendimin e saj.
Së pari, mostrat e laboratorit nuk përputhen me koronavirusin e ri.
Së dyti, laboratori ka zbatuar protokolle të rrepta sigurie. Gjatë kërkimeve të tyre, studiuesit kinezë përdorin mostra joaktive e joinfektive.
Së treti, koronavirusi është më i fundit në një varg të gjatë shpërthimi sëmundjesh zoonotike, që do të thotë se sëmundja ka kaluar nga kafshët te njerëzit.
Së fundmi, njerëzit e thjeshtë ka më shumë mundësi të infektohen nga virusi, sepse kur studiuesit mbledhin mostra në shpella dhe mjedis natyror, marrin masa vetëmbrojtjeje, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, që nuk marrin masa të tilla. (Çang Çuo)