2020-05-04 11:00:47 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një ekspert me famë botërore thotë se mbyllja e Wuhan-it dhe e pjesëve të tjera të Kinës ka qenë e suksesshme dhe i ka ndihmuar vendet e tjera në luftën kundër koronavirusit të ri.
Profesori i Mjekësisë Parandaluese në Departamentin e Politikave Shëndetësore të ShBA-së William Schaffner shprehet gjithashtu se programet e izolimit e kanë zvogëluar shumë transmetimin e COVID-19.
Sipas tij, amerikanët duhet të zbatojnë siç duhet distancimin shoqëror, teksa një numër shtetesh do të fillojnë të rihapin ekonomitë e tyre këtë javë.
Një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik e Jellit tregon se mbi 1.4 milion infeksione dhe 56 000 vdekje mund të jenë shmangur si pasojë e masave të mbylljes të marra në Kinë në fund të janarit.