2020-05-04 10:20:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shërbimi hekurudhor i mallrave Kinë-Evropë shënoi një rekord të ri mujor në prill, në kushtet e pandemisë së koronavirusit të ri.
Grupi Shtetëror i Hekurudhave i Kinës thotë se qarkullimi i trenave të mallrave regjistroi një rritje të fortë muajin e kaluar, me gjithsej 979 udhëtime, 46 për qind më shumë se në prillin e vjetshëm, duke mbajtur 88 000 kontejnerë me madhësi standarde.
Pothuajse 3 000 udhëtime janë bërë gjatë katër muajve të fundit, 24 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mbi 260 000 kontejnerë u transportuan në mes të dy rajoneve, me një rritje 27 për qind.
Trenat e mallrave gjithashtu kanë luajtur një rol vendimtar për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë në Evropë, duke dërguar sasi të mëdha të furnizimeve mjekësore. (Vera/Artan)