Shkencëtarët: Virusi COVID-19 vjen nga natyra

2020-05-04 21:01:49 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë një interviste për televizionin amerikan "ABC News", sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo pretendoi përsëri se "shumë dëshmi vërtetojnë se koronavirusi vjen nga laboratori i Wuhan-it". Edhe udhëheqësi amerikan deklaroi ditët e fundit në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë se "ka parë shumë dëshmi për origjinën e virusit COVID-19 nga një laborator kinez."

Po ku janë të ashtuquajturat dëshmi që përmenden nga politikanët amerikanë?

Po atë ditë, pak kohë para deklaratës së udhëheqësi amerikan, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të ShBA-së deklaroi se "koronavirusi i ri nuk është artificial dhe as i modifikuar gjenetikisht". Kur gazetari e pyeti zëdhënësin e kësaj zyre për dyshimin nga lideri amerikan për laboratorin e Wuhanit, ai u përgjigj: "Nuk mund të flas për këtë, sepse nuk më lejohet."

Në fakt, qarqet shkencore të mbarë globit kanë arritur në përfundimin e përbashkët që koronavirusi COVID-19 buroi nga natyra. Gjithnjë e më shumë kërkime shkencore hodhën poshtë teorinë konspirative për origjinën e koronavirusit.

Përgjegjësi i Emergjencave i OBSh-së Scott Michael Ryan vuri në dukje se shumë shkencëtarë studiuan renditjen gjenetike të virusit COVID-19 dhe besojnë se ai vjen nga natyra.

Sipas kërkimeve të fundit të Institutit Pasteur të Francës, epidemia e COVID-19 e përhapur aktualisht në Francë nuk u importua nga Kina, por nga një varietet virusi i panjohur në vend.

Ndërkohë, profesori i Universitetit të Kolumbias Ian Lipkin, që quhet "gjuetar i virusit" tha gjatë një interviste ditët e fundit për CNN se, nuk ka asnjë dëshmi që të vërtetojë se koronavirusi COVID-19 u krijua ose doli nga laboratori.

Sipas raportimit të 2 majit nga uebsajti amerikan "Businessinsider", epidemiologia Jonna Mazet nga Universiteti i Kalifonisë, që bashkëpunoi me studiuesit e Institutit të Virologjisë të Wuhanit, doli në përfundim nga katër aspekte se s'ka mundësi që koronavirusi COVID-19 të ketë dalë nga laboratori.

Ditët e fundit, imunologu i famshëm japonez Tasuku Honju, fitues i Çmimit të Nobelit 2018 për Fiziologji ose Mjekësi, përgënjeshtroi lajmet e rreme në emër të tij se "koronavirusi i ri është artificial", duke theksuar se "fjalët e tilla të pabaza për zanafillën e epidemisë janë shumë të rrezikshme dhe shkatërruese."

Gjatë intervistës ditët e fundit për Grupin Mediatik të Kinës, Richard Horton, kryeredaktori i revistës prestigjoze mjekësore "The Lancet" vuri në dukje se teoria konspirative për virusin nuk është në favor të përballimit të pandemisë dhe origjina e virusit duhet t'i lihet shkencës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore