2020-05-04 18:44:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shefi i shërbimit të reanimacionit në spitalin "Avicenne", Yves Cohen, ka thënë se pacienti i prekur nga koronavirusi ka qenë në Francë që në 27 dhjetor 2019.
Ai tha se ekipi i tij mori për herë të dytë të gjitha testet PCR të pacientëve të prekur nga pneumonia në dhjetor dhe janar dhe që kishin dalë negative. Ai shtoi se në 24 pacientë të ritestuar pati një rast pozitiv me COVID-19, që më 27 dhjetor, gati një muaj më herët se të deklaroheshin rastet e para zyrtare. Eksperti tha që ky pacient mund të jetë "pacienti zero" në vend. Ai është rikuperuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. (Albana)