CMG-ja:Disa politikanë amerikanë duhet të përgjigjen për përhapjen e epidemisë në mbarë botën

2020-05-03 11:02:27 CRI Komenti juaj Printoni

"Shtetet e Bashkuara e çuan dëm kohën nga shkurti deri në fillimin e marsit, gjë që shkaktoi katastrofën e epidemisë së koronavirusit të ri." Kështu u shpreh kryeredaktori i revistës "Lancet" Richard Horton në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).

Fjalët e Hortonit dëshmojnë faktin që, për arsye të veprimeve të gabuara të një pjese të politikanëve amerikanë, epidemia u përhap në mbarë ShBA-në, si edhe u shpejtua përhapja në mbarë botën, thuhet në një koment të CMG-së

Së pari, virusi nuk ka kufi dhe lufta kundër epidemisë kërkon bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Gabimet e liderëve amerikanë dhe politizimi i epidemisë kanë shkaktuar rritjen e madhe të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në ShBA, si edhe kanë krijuar presion të madh në punën për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në mbarë botën.

Në fillim, liderët amerikanë nuk i përfillën paralajmërimet e Kinës dhe OBSh-së. Njëkohësisht, të dy partitë amerikane luftuan mes tyre dhe në ShBA nuk u ndërmor asnjë veprim kundër epidemisë për 70 ditë. Kur ShBA-ja u bë qendra e epidemisë, politikanët amerikanë nuk e përmirësuan politikën e tyre për të shpëtuar jetë, por filluan të përpiqen të hedhin baltë ndaj palëve të tjera për të shmangur përgjegjësinë, duke bërë që puna e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë të mos fokusohet në shpëtimin e jetëve. Ngadalësimi i përballimit të epidemisë nga qeveria amerikane bëri edhe që ShBA-ja të bëhet vendi kryesor "eksportues" i epidemisë.

Së dyti, liderët amerikanë zbatojnë parimin "Amerika e para", gjë që shton rrezikun e përhapjes së epidemisë në mbarë botën dhe rrit vështirësitë e luftimit të saj.

Ditët e fundit, qeveria amerikane, me arsyen e "parandalimit e kontrollit të epidemisë", forcoi riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm nga Meksika dhe vendet e Amerikës Qendrore. Në situatën e tanishme kur vendet e ndryshme po ndjekin politika të rrepta izolimi, riatdhesimi ka shtuar trysninë ndaj vendeve të Amerikës Latine, madje mund të dëmtojë sistemin e tyre të dobët të shëndetit publik. Njëkohësisht, në situatën që është rritur shumë kërkesa e vendeve të ndryshme për materiale mjekësore, ShBA-ja nuk ka dhënë ndihmë, por grabiti materialet e parandalimit të epidemisë të vendeve të tjera, duke dëmtuar bashkëpunimin në fushën e parandalimit të epidemisë në botë.

Së treti, për të fshehur gabimet e veta, qeveria e ShBA-së ndaloi dhënien e fondeve për OBSh-në. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kërcënoi me ndalimin e përhershëm të fondeve për OBSh-në dhe me mundësinë e krijimit të një "organizate alternative". Është e qartë se ShBA-ja i trajton organizatat shumëpalëshe si mjete të mbrojtjes së interesave të veta.

Në kohën kyçe të luftës kundër epidemisë, vendimi i palës amerikane i krijoi OBSh-së presion të madh dhe do të kufizojë aftësinë e saj të ndihmës ndaj vendeve në zhvillim, si edhe do të dëmtojë sigurinë e shëndetit publik në mbarë botë.

Në komentin e CMG-së thuhet se faktet tregojnë se, nëse patjetër duhet të kërkohen përgjegjës, një pjesë e politikanëve amerikanë duhet të përgjigjen për përhapjen e epidemisë në mbarë botën. Si superfuqia e vetme në botë, ShBA-ja duhet të jetë një model i shkëlqyer dhe duhet të japë ndihmesë në luftën kundër epidemisë. Por ajo jo vetëm nuk kontrollon mirë epideminë brenda vendit, por edhe zbaton unilateralizmin dhe parimin "Amerika e para", duke dëmtuar përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në mbarë botën, duke kërcënuar sigurinë e shëndetit publik dhe duke dëmtuar interesat themelore të mbarë njerëzimin. Nëse politikanët amerikanë nuk respektojnë shkencën dhe vazhdojnë të ecin në rrugën e gabuar, ata do të bëhen mëkatarët e historisë, përfundon komenti i CMG-së. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore