2020-05-01 09:54:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Agjencia kryesore amerikane e zbulimit shprehet se nuk beson që koronavirusi është i krijuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht.
Në një deklaratë të Zyrës së Drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar thuhet se bashkësia e agjencive amerikane të zbulimit pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor në lidhje me virusin e COVID-19.
"New York Times" raportoi të enjten se zyrtarë të lartë të administratës së Trump-it i nxitën agjencitë e zbulimit të kërkojnë prova për të mbështetur një teori të pabazuar se një laborator në Wuhan ishte origjina e shpërthimit.
Raporti thotë se disa analistë të zbulimit janë të shqetësuar se trysnia nga këta zyrtarë do të shtrembërojë vlerësimet në lidhje me virusin dhe se ato mund të përdoren si armë politike.
Në raport theksohet gjithashtu se shumica e agjencive të zbulimit kanë dyshime se mund të gjenden provat përfundimtare të lidhjes me ndonjë laborator.
Po ashtu, raporti vëren se shkencëtarët që kanë studiuar gjenomin e koronavirusit besojnë se mundësia më e madhe është që virusi të ketë kaluar nga kafshët te njeriu në një mjedis jolaboratorik, siç ka ndodhur edhe me HIV-in, Ebolën dhe SARS-in.