Punonjësit mjekësorë nga Wuhan-i ndajnë përvojën me bashkësinë ndërkombëtare

2020-04-29 11:46:06 CRI Komenti juaj Printoni

Për të ndihmuar më shumë vende e rajone në betejën kundër pandemisë së COVID-19, ditët e fundit punonjësit mjekësorë kinezë, sidomos ata nga Wuhani, kanë ndarë përvojën e tyre nëpërmjet lidhjeve në internet dhe shpërndarjes së materialeve.

Peng Zhiyong, shef i repartit të terapisë intensive në një spital në Wuhan, ka marrë trajnim sistematik profesional në ShBA. Pas shpërthimit të epidemisë së pneumonisë, ai ka marrë pjesë në mbi 100 veprimtari të ndarjes së përvojës me një numër të madh kolegësh amerikanë.

Peng thotë se, me përhapjen e epidemisë, shumë kolegë të tij nga ShBA-ja, Europa dhe Azia i kanë kërkuar që të ndajë përvojën e vet me ta. Ndonjëherë, ai merr pjesë në dy veprimtari të tilla në ditë.

"Kolegët e pothuajse të gjitha spitaleve të mëdha amerikane më kanë kontaktuar dhe kam marr pjesë në dhjetëra veprimtari me kolegët europianë. Besoj se para koronavirusit të ri, këtij armiku të përbashkët të njerëzimit, vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar mund ta mposhtë epideminë", tha z. Peng.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore