Pekini ul nivelin e përgjigjes ndaj COVID-19

2020-04-29 19:51:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeqyteti kinez ka njoftuar se prej së enjtes do të ulë nivelin e reagimit ndaj COVID-19 nga niveli i lartë në një më të ulët.

Ndërkohë, njerëzit që vijnë në Pekin nga rajonet e brendshme me "rrezik të ulët" nuk do t'u kërkohet më karantinë dyjavore dhe rezultatet e testimit të acidit nukleik nuk do të jenë të nevojshme për ata që qëndrojnë në hotelet vendore.

Sidoqoftë, karantina 14-ditëshe mbetet ende në fuqi për të gjitha ardhjet ndërkombëtare në qytet. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore