Laboratori i Kinës hedh poshtë teoritë e komplotit të COVID-19

2020-04-28 21:33:05 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i një laboratori në Wuhan ka hedhur poshtë pretendimet se pandemia e koronavirusit e ka origjinën nga objekti që ai drejton.

Teoricienët e konspiracionit kanë pohuar se COVID-19 është sintetizuar nga Instituti i Virologjisë I Wuhan-it.

Duke hedhur poshtë pretendimet, Yuan Zhiming, profesor në këtë institut tha se aktualisht njerëzimi nuk e ka aftësinë të sintetizojë një virus.

Ai gjithashtu hodhi poshtë teoritë se laboratori kishte lëshuar aksidentalisht një koronavirus që kishte marrë nga lakuriqët e natës për qëllime kërkimore, duke thënë se procedurat e tyre të biosigurisë janë zbatuar në mënyrë rigoroze. Yuan tha gjithashtu se është ende e paqartë se nga filloi sëmundja. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore