Mike Pompeo ka thyer kufijtë e moralit

2020-04-28 21:27:56 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo përdor stilin mashtrues të CIA-s në punën diplomatike duke ulur shumë prestigjin e ShBA-së. Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19, veprimet e tij kanë thyer kufijtë e moralit njerëzor.

Në një konferencë shtypi të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, Mike Pompeo e dënoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mospërmbushje si duhet të misionit të saj dhe theksoi se ShBA-ja nuk do ta mbështesë me fonde këtë organizatë. Fjalët e tij e konsiderojnë OBSh-në, organizatën më të rëndësishme në botë të shëndetit ndërkombëtar, si një mjet për mbrojtjen e interesave të ShBA-së dhe kanë ngjallur indinjatë publike.

Në revistën e njohur mjekësore "The Lancet" u botua një artikull ku vihet në dukje se veprimi i fundit i ShBA-së për ndalimin e ndihmës ndaj OBSh-së është një krim kundër njerëzimit. Kryetari i komisionit të çështjeve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan

Eliot Engel i dërgoi një letër Mike Pompeo-s ku shkruhet se përpjekjet e OBSh-së për pengimin e përhapjes së virusit dhe pakësimin e rasteve të sëmundjes janë të paçmueshme.

Epidemia i ka shkaktuar plagë të gjithë njerëzimit, por nën nxitjen e Mike Pompeos, qeveria amerikane vazhdon të ushtrojë presion të madh mbi Iranin, Kubën etj. duke shkaktuar fatkeqësinë më të madhe humanitare. Funksionarja e lartë e OKB-së për çështjen e të drejtave të njeriut Veronica Michelle Bachelet Jeria u shpreh se sanksionet e SHBA-së do të pengojnë zhvillimin e punës mjekësore duke e vënë botë në rrezik.

Epidemia COVID-19 është kriza më serioze globale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pasi është kërcënuar jeta e shumë njerëzve. Por kjo nuk ka ngjallur përgjegjësinë e Mike Pompeos, përkundrazi ai ka bërë përpjekje të mëdha për t'i kënaqur forcat konservatore brenda ShBA-së duke marrë kapitalin politik individual. Veprimet e tij janë në dëm të bashkëpunimit global kunëdr epidemisë dhe një turp për ShBA-në. Duhet të kërkohet faji i kryediplomatit amerikan Mike Pompeo. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore