Kina kundërshton politizimin e çështjes së gjurmueshmërisë COVID-19

2020-04-27 20:22:44 CRI Komenti juaj Printoni

Politizimi i çështjes së gjurmueshmërisë së virusit COVID-19 është në kundërshtim me qëllimin bazë të kërkimit shkencor si dhe nuk është në favor të luftës globale kundër pandemisë, tha më 27 prill zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang.

Në përgjigje të pyetjes nëse Kina po mendon të nisë një hetim të pavarur mbi origjinën e COVID-19, Geng Shuang nënvizoi se gjurmimi i viruseve është një çështje shkencore dhe duhet t'u lihet në dorë shkencëtarëve dhe profesionistëve të fushës. Ende nuk e dimë përfundimisht nga e ka burimin COVID-19, tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

"Studimet për gjurmimin e virusit mund të realizohen pasi të kemi grumbulluar shumë informacione biologjike dhe një zinxhir provash epidemiologjike. Në të njëjtën kohë, gjurmimi i viruseve është një çështje që i takon shkencës dhe shpesh kërkon shumë kohë për të arritur në një vlerësim të qartë përfundimtar dhe përsëri mund të mbeten disa paqartësi. Deri tani, hulumtimi paraprak ndërkombëtar për zbulimin e virusit nuk ka sqaruar ende rrugën fillestare të transmetimit të COVID-19. Deri tani nuk ka asnjë konkluzion përfundimtar për origjinën e koronavirusit të ri. Nuk ka prova shkencore dhe bie në kundërshtim me frymën e shkencës".

Geng Shuang shtoi se që nga shpërthimi, Kina ka qenë gjithmonë e hapur, transparente dhe e përgjegjshme, duke e njoftuar botën për gjendjen dhe ofroi në kohën e parë sekuencën e gjenomit viral si dhe iu bashkua përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër koronavirusit.

"Në këto kushte, disa njerëz po predikojnë të ashtuquajturin hetim. Mendoj se kjo bie në kundërshtim me atmosferën e tanishme të bashkësisë ndërkombëtare që bashkëpunon për të luftuar epideminë. Është gjithashtu jopopullore që ata të ndërmarrin manipulime politike."

Geng Shuang theksoi se politizimi i çështjes së gjurmueshmërisë do të ndërhyjë në bashkëpunimin ndërkombëtar përkatës dhe nuk është në favor të besimit të ndërsjellë midis vendeve.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore