2020-04-27 19:04:11 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Kam qenë i sigurt prej fillimit se Kina do ta kapërcente epideminë. Kjo bindje mbështetet në tre pika: angazhimi, aftësia dhe gatishmëria e Kinës për të ndryshuar dhe vetë-përmirësuar. Sistemi politik dhe qeveria e fortë e Kinës mund të jetë më e fuqishme, më efikase dhe të kundërpërgjigjet më shpejtë ndaj luftës kundër epidemisë në të ardhmen", tha kreu i Fondacionit Kuhn në Shtetet e Bashkuara, Robert Kuhn, në një intervistë për mediat kineze.
Le t'i kthehemi fillimit të këtij viti. Prej 7 janarit, faza e hershme e përhapjes së epidemisë së COVID-19, drejtuesi më i lartë i Kinës Xi Jinping kërkoi të arrihet me vendosmëri parandalimi dhe kontrolli i epidemisë në mbledhjen më të lartë të vendimmarrjes. Në takimin e tij më 28 janar me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Gebreyusues në Pekin, presidenti Xi Jinping theksoi se "siguria dhe shëndeti i popullit janë gjithmonë përparësia kryesore".
Ndërsa niveli më i lartë i vendimmarrjes përcaktonte synimet dhe detyrat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, shoqëria kineze hyri shpejt në një gjendje karantinimi dhe respektoi me rigorozitet të gjitha masat.
Gjatë periudhës së parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, presidenti Xi Jinping bëri disa vizita inspektimi në Pekin, Wuhan, Zhejiang dhe Shaanxi, kreu udhëzime në frontin e parë dhe përcolli ngushëllime. Përballë krizës, partia qeverisëse e Kinës dhe qeveria kineze demonstruan me vepra se janë kujdestarët më të fortë të interesave të popullit.
Shumë analistë theksuan se Kina mundi të arrijë një fitore të madhe në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në një periudhë të shkurtër kohe, falë aftësisë së jashtëzakonshme të mobilizimit të vendit dhe avantazhit sistematik të "përqendrimit të forcave në çështjet kryesore".
Njerëzit mësuan se për të mbështetur parandalimin e epidemisë në Hubei dhe Wuhan, më shumë se 330 ekipe mjekësore dhe mbi 42 mijë mjekë e infermierë u dërguan me shpejtësi nag e gjithë Kina për të ofruar ndihmë urgjente; për të siguruar që pacientët "duhet të merren dhe të trajtohen sa më shpejt të jetë e mundur". Në Wuhan u ngritën në një kohë rekord spitale të posaçme dhe të përkohshme; ndërmarrjet kanë kapërcyer vështirësitë dhe kanë bërë përpjekje të plota për të rifilluar punën dhe prodhimin, duke siguruar që maskat, veshjet mbrojtëse dhe burime të tjera të materialeve të vazhdojnë të mbështesin vijën e parë të anti-epidemisë; jeta në plan të parë është bërë parimi më i rëndësishëm i parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në Kinë dhe kostoja përballohet nga sigurimet shëndetësore dhe buxheti kombëtar ...
Përpjekjet e pashoqe të Kinës në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë i bënë përshtypje të madhe analistes politike amerikane, Sara Flanders. Ajo shkroi se masat e fuqishme të Kinës kanë ripohuar atributet themelore të socializmit të Kinës. "Me afrimin e krizës, Partia Komuniste mori vendime që nuk frenohen nga fitimet kapitaliste."
Sigurisht, asgjë në botë nuk mund të jetë perfekte. Përballë ndikimit të kësaj epidemie, vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim kanë treguar mangësi në përgjigje të emergjencave të shëndetit publik. Udhëheqësi i lartë kinez deklaroi qartë, "Nëpërmjet këtij parandalimi të epidemisë, ne gjithashtu duhet të bëjmë një ndryshim. Suksesi i Partisë Komuniste të Kinës qëndron në nxjerrjen e vazhdueshme të mësimeve, të korrigjimit dhe të përsosjes së vetvetes."
Kjo kurajë për të përballuar problemet dhe për të guxuar përtëritjen është e njëjta. Thjesht mishërim i avantazheve të sistemit politik të Kinës.(Vera/Albana)