Kina merr masa për të siguruar cilësinë e eksportit të materialeve antiepidemike

2020-04-27 10:16:54 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze janë shprehur se materialet mjekësore të prodhuara në vend janë të një cilësie standarde dhe eksportohen me çmime të arsyeshme.

Li Xingqian nga Ministria e Tregtisë thotë:

"Çmimi është i orientuar nga tregu dhe përcaktohet nga oferta e kërkesa. Në një hapësirë të shkurtër kohore, çmimi i eksportit të maskave të prodhuara nga Kina mund të luhatet për shkak të ndryshimit të ofertës dhe kërkesës, dhe eksportuesit individualë mund t'i eksportojnë ato me çmim jonormal. Sidoqoftë, çmimi i eksportit të maskave të prodhimit kinez në përgjithësi përputhet me parimin e tregut, dhe cilësia e maskave është në standardin e duhur."

Li shtoi se ministria ka marrë një varg masash për të forcuar kontrollin e cilësisë së materialeve mjekësore të eksportuara.

Që nga e shtuna, mbi 70 vende dhe rajone kanë nënshkruar kontrata prokurimi me Kinën për rreth 200 kontingjente materialesh mjekësore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore