2020-04-27 10:06:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Organi më i lartë ligjvënës i Kinës filloi sesionin e vet të rregullt të dielën, duke shqyrtuar projektligjet dhe amendamentet e ndryshme.
Mbi 120 anëtarë të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të Kinës ishin të pranishëm në mbledhje, kurse më shumë se 40 të tjerë morën pjesë nëpërmjet lidhjes video në internet.
Një projekt i rishikuar i ligjit për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes së mjedisit nga mbetjet e ngurta u kthye për rishikimin e tretë.
Projektligji i biosigurisë u paraqit për një shqyrtim të dytë.
Dokumentet e paraqitura gjithashtu përfshijnë projektet e rishikuara të ligjeve për parandalimin e epidemisë së kafshëve dhe Forcën e Policisë Popullore të Armatosur, si edhe projektamendamentin e ligjit për të drejtat e autorit.
Ligjvënësit po shqyrtojnë edhe një projektvendim për datën e thirrjes së sesionit të tretë vjetor të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Sesioni i Komitetit të Përhershëm të AKP-së do të zgjasë deri më 29 prill. (Vera)