Reflektime mbi praktikën anti-pandemike të Kinës

2020-04-26 18:22:48 CRI Komenti juaj Printoni
Shumë njerëz sot në botë pyesin: Si arriti Kina ta përballojë me efektivitet dhe në një kohë rekord këtë emergjencë të madhe shëndetësore publike, e cila është më e vështira që nga themelimi i Kinës së Re, me përhapjen më të shpejtë, gamën më të gjerë të infeksioneve dhe vështirësinë më të madhe për parandalimin dhe kontrollin? Përgjigja është e thjeshtë: Gjithçka për popullin, gjithçka varet nga populli.

Më 23 janar, qeveria kineze vendosi të mbyllë përkohësisht qytetin e Wuhan-it me mbi 11 milionë banorë. Kjo ishte masa më e madhe e izolimit në historinë e njerëzimit, por që luajti një rol kryesor në kontrollin e epidemisë. Një studim i publikuar nga revista "Science" në 6 mars theksoi se kjo masë vonoi përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në territorin e Kinës me 3 deri në 5 ditë dhe zvogëloi transmetimin e rasteve ndërkombëtare me gati 80% deri në mes të shkurtit.

Brenda dhjetë ditëve, në Wuhan u ndërtuan dy spitale të posaçme me standard të lartë dhe u hapën disa spitale të përkohshme për pacientët me simptoma të lehta të COVID-19. Rreth 10% e burimeve të mbrojtjes mjekësore të Kinës u grumbulluan me shpejtësi në Wuhan dhe mbi 40 mijë mjekë dhe infermierë shkuan në Wuhan. Në të njëjtën kohë, e gjithë Kina iu nënshtrua masave të rrepta të parandalimit dhe kontrollit për të frenuar përhapjen e epidemisë.

Më 24 prill, të gjithë pacientët e prekur rëndë në Wuhan u shëruan dhe provinca Hubei arriti një fitore vendimtare në këtë betejë kundër koronavirusit. Vlen të përmendet se në mesin e më shumë se 2500 pacientëve të moshuar mbi 80 vjeç në Wuhan, përqindja e shërimit arriti në rreth 70%, ku pacienti më i vjetër ishte 108 vjeç. Pavarësisht moshës apo statusit ekonomik, në Kinë, shpëtimi i jetës është mbi gjithçka. Kjo është ajo që tha Bruce Aylward, këshilltari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas inspektimit të masave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në Kinë tha se Kina e përballoi epideminë me ato që pati, iu përshtat si mundi dhe synoi të shpëtojë sa më shumë jetë që kishte mundësi. "Këto metoda kanë treguar se janë të suksesshme".

Zheng Yongnian, profesor në Institutin e Studimeve të Azisë Lindore në Universitetin Kombëtar të Singaporit, theksoi se siguria dhe shëndeti i njerëzve kanë qenë gjithnjë përparësia kryesore. Ky është parimi i parë i Kinës në përgjigjen ndaj epidemisë.

Shumë ndërkombëtarë habiten si ka mundësi në Kinë, një vend me rreth 1.4 miliardë banorë, nuk ka ndodhur ndërprerje e ujit të pijshëm, e energjisë elektrike, e komunikimit, të materialeve të përdorimit të përditshëm etj. dhe ka ruajtur rendin shoqëror, gjë që është e paimagjinueshme në shumë vende të tjera.

Martin Albrough, akademik i Akademisë Britanike të Shkencave Sociale, komentoi se ajo që i bëri përshtypje botës ishte se lufta kundër epidemisë tregoi bashkëpunimin e popullit kinez, punën e tyre të vështirë, shkallën e lartë të vetëdisiplinës dhe frymën pozitive që ruajti gjatë gjithë krizës shteti.

Pikërisht se partia në pushtet e Kinës vendos gjithnjë në vend të parë interesat e njerëzve, entuziazmi i 1.4 miliardë banorëve kinezëve ka qenë i lartë. Prandaj, ajo që fitoi Kina ishte një luftë që quhet "lufta e popullit". (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore