2020-04-26 16:12:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Mos e mbro Trump-in, më mirë sulmoni Kinën." Kalimi i përgjegjësisë te Kina është bërë një strategji zyrtare e qeverisë amerikane në politikat e saj për përballimin e sfidave të COVID-19.
Më 24 prill, uebsajti amerikan "Politico" bëri të ditur se Partia Republikane amerikane ka përgatitur një memorandum prej 57 faqesh për kandidatët republikanë në Senat, ku u sugjeron që, kur të përgjigjen për pyetje si "A është gabimi i presidentit?","A është sulm racist?" etj., duhet të bëjnë sulme ndaj Kinës. Ky dokument është quajtur nga përdoruesit e uebsajit amerikan si "Libri i gënjeshtrave".
Sipas këtij dokumenti, për çdo pyetje mbi koronavirusin e ri, kandidatët duhet të shfaqin opinione kundër Kinës; kur të pyeten për përgjegjësitë e liderit amerikan në frenimin e përhapjes së COVID-19, duhet të kalojë tema tek Kina.
Për shembull, për pyetjen "A jeni racistë duke fajësuar Kinën dhe a do të shkaktoni në këtë mënyrë sulme kundër kinezo-amerikanëve?", kandidati duhet të përgjigjet kështu: "Asnjëri nuk po fajëson kinezo-amerikanët. Është faji i Partisë Komuniste të Kinës që ka fshehur virusin dhe ka gënjyer mbi rrezikun e tij. Kjo shkaktoi pandeminë dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësinë."
Por në fakt, disa aziatiko-amerikanë janë sulmuar për shkak të këtyre fjalëve. Qysh nga 3 janari, pala kineze nisi të njoftojë rregullisht OBSh-në, ShBA-në dhe vendet e tjera. Por shumë liderë dhe politikanë amerikanë shpërfillën informacionet e rëndësishme epidemike nga Kina, duke humbur kohën e artë të frenimit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh për dokumentin: "Çfarë skenari. Hidhini një sy!" (Xu Guang)