2020-04-26 15:45:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Duhet të promovohet 'shpirti i lëvizjes drejt Perëndimit' i profesorëve të vjetër. Përparimet e rëndësishme historike janë arritur pas disa fatkeqësive të madhe. Kombi ynë është rritur në vështirësi dhe sfida të mëdha." Kështu u shpreh lideri më i lartë i Kinës Xi Jinping gjatë inspektimit të punës në Universitetin Jiaotong të Xian-it në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.
Çfarë është "shpirti i lëvizjes drejt Perëndimit" i përmendur nga Xi Jinping-u? Në vitet '50 të shekullit të kaluar, liderët më të lartë kinezë morën vendimin e zhvendosjes së Universitetit Jiaotong nga qyteti i lulëzuar Shangai në qytetin Xian më të pazhvilluar, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Kinën Perëndimore. Mbi 1400 pedagogë dhe afro 3000 studentë morën pjesë në këtë "lëvizje drejt Perëndimit".
Ish-kryeministri francez Jean-Pierre Raffarin ka vlerësuar se populli kinez, me punën e palodhur dhe synimin e përparimit, është pasuria më e çmuar e Kinës. Gjatë mbi 60 vjetëve, zhvendosja e Universitetit Jiaotong nga Shangai në Xian dhe përpjekjet e studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e Kinës. "Shpirti i lëvizjes drejt Perëndimit është bërë një kujtim i veçantë i kinezëve, që pasqyron shpirtin e kontributit dhe patriotizmit të tyre. Ai është edhe burimi i forcës së zhvillimit të shpejtë të Kinës gjatë disa dhjetëra vjetëve të kaluar.
Viti 2020 është një vit me sfida të mëdha, si lufta kundër epidemisë së COVID-19 etj. Punonjësit mjekësorë, studentët e diplomuar dhe banorët e zakonshëm kanë marrë pjesë në këtë luftë me "shpirtin e lëvizjes drejt Perëndimit".
32-vjeçarja Zhang Jingjing është një ndër 42 mijë punonjësit mjekësorë nga viset e tjera të Kinës që shkuan në Hubei për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19. Në janar të këtij viti, ajo aplikoi vetë për të shkuar në Wuhan për luftën antiepidemike, dhe punoi aty për mbi dy muaj. Fatkeqësisht, pas përfundimit të punës së saj, ajo u largua nga jeta nga një sëmundje e papritur zemre. Burri i saj ishte në Sierra-Leone për të ndihmuar në zhvillimin e Afrikës. Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se punonjësit mjekësorë kinezë në zonën epidemike janë heronj të vërtetë.
"Dikush duhet të japë kontribut kur vendi ynë përballon vështirësi." Këto ishin fjalët e fundit të Zhang Jingjing-ut për të shoqin. Ky është zëri i përbashkët i popullit kinez, që pasqyron në praktikë "shpirtin e lëvizjes drejt Perëndimit". Kjo është arsyeja e vënies nën kontroll të epidemisë së COVID-19 nga populli kinez brenda dy muajve.
Tani epidemia po përhapet në mbarë botën, duke sjellë një goditje të madhe ndaj zhvillimit ekonomik e shoqëror. Xi Jinping ritheksoi "shpirtin e lëvizjes drejt Perëndimit" gjatë inspektimit në Shaanxi, jo vetëm për inkurajimin e popullit kinez kundër COVID-19, por edhe për inkurajimin e brezit të ri të kinezëve në kapjen e rasteve të reja në kohën e re. (Xu Guang)