2020-04-26 10:25:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Zëvendësministrja Rakacolli e vlerësoi si të rëndësishme këtë ndihmë për përballimin e luftës me koronavirusit
"Ndihmat që janë ofruar sot nga Kina konsistojnë në materiale mjekësore, në kite analizash, veshje mbrojtëse, materiale që do na shtojnë kapacitetet tona nëpër spitale. Ne e falënderojmë Kinën për ndihmën e ofruar, sepse e gjithë kjo kalohet vetëm me solidaritet", tha ajo.
Ndërsa ambasadori i Kinës në Tiranë Zhou Ding tha se ndihmat janë shprehje e miqësisë midis dy vendeve dhe vlerësoi rrugën e ndjekur nga Shqipëria në luftën kundër epidemisë COVID-19.
"Jam i gëzuar që mirëpresim këto ndihma sot. Këto ndihma janë të vështira sepse vendet në të gjithë botën kanë nevojë për produkte mjekësore në një kohë që dhe transporti ndërkombëtar është ndërprerë. Këto ndihma tregojnë dashurinë tonë për popullin shqiptar. Miqtë e vërtetë duken në kohë të vështirë. Jam i bindur që këto ndihma do të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër COVID-19. Në përgjithësi dua të them se Shqipëria ka dalë mirë në këtë luftë."
Edhe zëvendësministri i jashtëm Etien Xhafaj falënderoi qeverinë dhe popullin kinez për ndihmën ofruar Shqipërisë në këto momente të vështira
"Mirënjohje nga i gjithë populli shqiptar për ndihmën e dytë të qeverisë kineze. Siç e tha dhe ambasadori ne e kemi thënien" Në rrezik e në nevojë, miku mikun ta ndihmojë". Kjo është një ndihmë e vlerësuar dhe e dobishme për personelin mjekësor që është duke luftuar në vijë të parë dhe besoj se të gjithë bashkë do të arrijmë t'ja dalim duke vazhduar me izolimin social dhe masat që janë marrë. "
Kjo është ndihma e dytë që Kina i jep Shqipërisë me teste dhe mjete të tjera mbrojtëse për përballimin e epidemisë së COVID-19.
Më 31 mars, me koordinimin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, ndihma e parë kineze që përfshin kitet testuese për koronavirusin e ri, të dhuruar nga Mammoth Foundation, një fondacion kinez bamirësie, mbërriti në Tiranë. (Eda Merepeza)