Ambasadori kinez në ShBA bën thirrje për "rishqyrtim serioz" të marrëdhënieve dypalëshe

2020-04-24 10:59:25 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori kinez në ShBA Cui Tiankai ka kërkuar një " rishqyrtim serioz" të marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë përballë pandemisë së koronavirusit.

"Ne me të vërtetë duhet të mendojmë shumë: Cilat janë kërcënimet e vërteta për globin? Cilat janë kërcënimet e vërteta për njerëzimin? Cilat janë pikat e dobëta të përbashkëta për të gjithë ne, përfshirë Kinë dhe Shtetet e Bashkuara? Cilat janë interesat e përbashkëta konkrete? Si do t'i përcaktojmë marrëdhëniet tona në bazë të perceptimeve dhe njohjeve të tilla?" tha ai.

Presidenti Donald Trump, i cili do të përpiqet për rizgjedhje në post këtë vit, tha javën e kaluar se Kina duhet të përballet me pasoja nëse do të ishte "përgjegjëse me vetëdije" për epideminë. Shteti amerikan i Misurit këtë javë paditi qeverinë kineze për mbulimin e pretenduar të përmasës së epidemisë së koronavirusit. Kina i ka mohuar këto akuza.

Cui Tiankai vuri në dukje transparencën e Kinës, duke kritikuar disa politikanë amerikanë që nuk u kushtuan vëmendje të mjaftueshme pikëpamjeve të shkencëtarëve dhe politizuan çështjet e shëndetit publik:

"Ajo që më shqetëson, është mungesa e transparencës jo në aspektin e shkencës, jo në aspektin e trajtimeve mjekësore, por për sa u përket disa prej zhvillimeve politike, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara ... Disa politikanë janë shumë të preokupuar me stigmatizimin, duke bërë akuza të pabaza ... Unë mendoj se duhet të ketë një transparencë më të madhe në lidhje me agjendën politike të këtyre njerëzve".

Mrekulli
Lajmet Kryesore