Xi thekson arritjen e objektivave të luftës kundër varfërisë me gjithë ndikimin e COVID-19

2020-04-24 10:10:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar të bëhen përpjekje për të kapërcyer ndikimet negative të COVID-19 dhe për të siguruar që të arrihen objektivat për zbutjen e varfërisë.

Gjatë një turneu inspektimi në provincën Shaanxi, ai ka bërë thirrje për të siguruar arritje të qëndrueshme në punësim, financë, tregtinë e jashtme e investime dhe për të mbajtur rritjen e qëndrueshme të të ardhurave për njerëzit e varfër.

Presidenti ka inspektuar vendet e punës dhe rimëkëmbjen ekonomike në Xian.

Gjatë vizitës në një kompani automobilistike, ai theksoi rëndësinë e prodhimit:

"Prodhimi është jetik për ekonominë kombëtare. Ndërmarrjet tona shtetërore duhet të luajnë rol kyç në rifillimin e punës dhe prodhimit."

Presidenti thotë se investimet në infrastrukturat e reja, si 5G, interneti i sendeve, inteligjenca artificiale dhe interneti industrial duhet të forcohen, ndërsa duhet të shtohen përpjekjet për të rritur investimet në sektorë si transporti, menaxhimi i burimeve ujore dhe energjetika.

Mrekulli
Lajmet Kryesore