Trenat e mallrave Kinë-Europë, arterie e re në transportin ndërkombëtar

2020-04-24 21:53:46 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë pandemisë së COVID-19, funksionimi normal i trenave të mallrave midis Kinës dhe Europës do të jetë në ndihmë të pakësimit të ndikimit negativ të epidemisë ndaj zinxhirit industrial dhe të atij të furnizimit Kinë-Europë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang të premten në një konferencë për shtyp në Pekin.

Në tremujorin e parë të këtij viti, 1941 trena midis Kinës dhe Europës transportuan 174 mijë konteinerë standardë, një rritje përkatësisht 15% dhe 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo prirje rritjeje po vijon edhe gjatë muajit prill, bëri të ditur Geng.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze tha se gjatë epidemisë, këta trena kanë luajtur rolin e arteries së re në transportin ndërkombëtar dhe kanë transportuar në vendet europiane materiale mjekësore dhe produkte të domosdoshme të përditshme. Deri më sot, nëpërmjet këtyre trenave, janë transportuar 440 mijë njësi materialesh mbrojtëse me një tonazh të përgjithshëm prej 1440 nga Kina drejt Italisë, Gjermanisë, Spanjës, Çekisë, Polonisë, Holandës dhe Lituanisë dhe përmes këtyre vendeve u shpërndanë në më shumë vende europiane. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore