Analizë: Pse shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 është e ulët në Kinë?

2020-04-24 21:50:17 CRI Komenti juaj Printoni

Një analizë nga gazetarja e CGTN-së Liu Xin

Vetëm disa ditë më parë vizitova Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan, sepse më thanë që nga disa qindra studentë ndërkombëtarë atje, asnjë prej tyre nuk u infektua me COVID-19. Bisedova me studentët dhe mësuesit dhe pashë një të kuptuar kolektiv që karantina e rreptë ishte vërtet e nevojshme për të mbrojtur të gjithë.

Për gati disa javë, kur gjendja ishte vërtetë e rëndë, studentët nuk u lejuan të largohen nga konvikti. Sigurisht, ishte e vështirë, por në fund të fundit, shumica e tyre e kuptuan domosdoshmërinë e kësaj mase, ata vazhduan dhe askush prej tyre nuk u sëmur.

Mendoj se kjo histori është e rëndësishme për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë saktësisht pse shkalla e vdekshmërisë në Kinë ka qenë e ulët. Për 76 ditë, qyteti iu nënshtrua një bllokimi të rreptë, kjo nënkupton që njerëzit duhej të qëndronin në shtëpi pa dalë fare.

Mendoni se çfarë ndodh në Shtetet e Bashkuara; disa njerëz ende duhet të shkojnë në punë, disa janë kundër qëndrimit brenda, disa mbajnë maska e disa të tjerë jo.

Ndërsa, në Wuhan, mbajtja e maskës u shndërrua në një instinkt për të gjithë. Nëse dilnin pa maskë, do kishin ndjesi të çuditshme, sikur u mungonte diçka. Ky është ai lloj ndërgjegjësimi për të ndihmuar veten dhe të tjerët, për të frenuar me të vërtetë përhapjen e mëtejshme të virusit.

Në Kinë, nuk kemi diskutuar kurrë për "imunitetin e tufës". Asnjëherë nuk kemi pasur diskutime midis mbajtjes së ekonomisë në vazhdim apo shpëtimit të jetës. Që nga fillimi, ishte shumë e qartë se çdo jetë kishte rëndësi. Në Wuhan, mbijetuan mbi 3600 banorë të moshës mbi 80-vjeçare, shtatë prej tyre madje mbi 100 vjeç. Mendoj se ky është ndoshta një rekord botëror.

Mjekja, që raportoi rastin e parë me COVID-19 në Wuhan, më tregoi një rast. Ajo tha se disa ditë më parë, një nga pacietët e parë u kthyen për të shlyer faturën. Unë e pyeta: "Ç'do të thotë shlyerjen e faturës? Mesa di unë të gjitha mjekimet ishin falas." Ajo më shpjegoi: "Oh, ai u kthye për të marrë rimbursim. Ai pagoi në fillim, por më vonë, pasi qeveria vendosi që të gjitha do të jenë falas, ai erdhi për të marrë rimbursim."

Dhe së dyti, sigurisht, edhe Mjekësia Tradicionale Kineze (MTK) ka luajtur rol. Në disa spitale të përkohshme ku u trajtuan vetëm të prekurit me simptoma të lehta, të sëmurët u trajtuan vetëm me MTK. Kjo është një epërsi e Kinës.

Dhe ajo që dua të them në fund është diçka që ndoshta përsëri nuk do kuptohet lehtë nga Perëndimi, apo në Amerikë ose në Europë, është besimi midis autoriteteve dhe banorëve vendës.

Bisedova rastësisht me disa persona në rrugë dhe fjala që përmendën ishte bashkëpunim. Ata patën besim te masat që iu tha të respektonin dhe ato masa funksionuan. (Albana/ Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore