Flet mjeku kinez për karantinimin në shtëpi

2020-04-23 17:56:58 CRI Komenti juaj Printoni

Më 2 shkurt u botua libri "Sugjerimet e profesorit kinez Zhang Wenhong për parandalimin e kontrollin e COVID-19", një libër që është pritur mjaft mirë nga lexuesi kinez. Dy muaj pas botimit, ky libër u përkthye në mbi 10 gjuhë përfshi atë angleze, italiane, japoneze, perse etj. Në vijim do të njiheni me disa sugjerime kryesore të këtij libri mbi karantinimin.

1. Cilat janë simptomat e të prekurve nga COVID-19?

Simptomat kryesore janë ethe, lodhje dhe kollë e thatë, por ka një pakicë pacientësh që në fazat e para të sëmundjes ankohen për humbje të të nuharit dhe të të shijuarit si dhe diarre. Një javë pas prekjes, gjendja e të prekurve mund të përkeqësohet në vështirësi të frymëmarrjes.

2. Përse është kaq i rëndësishëm karantinimi?

Karantinimi në shtëpi është një masë efikase për të mënjanuar kontakte mes të prekurve nga COVID-19 dhe personave të shëndetshëm, duke shmangur përhapjen e shpejtë të COVID-19 në shoqëri.

Kur në një vend ka shumë pacientë potencialë të prekur nga COVID-19 dhe raste asimptomatike, izolimi në shtëpi duhet të pranohet si një zgjedhje e rëndësishme për ta zgjidhur problemet jashtë institucioneve mjekësore.

Por nëse keni simptomat e koronavirusit si temperaturë etj., duhet të kontaktoni me numrin e telefonit të vendosur në dispozicion dhe jo të shkoni në spital apo qendër klinike vete. Kjo është në të mirë të frenimit të përhapjes së mëtejshme të virusit. Gjatë karantinës në shtëpi, mund të qëndroni në internet, të shihni një film, të pini kafe ose çaj dhe të lexoni një libër, duke frenuar përhapjen e COVID-19 me argëtim.

3. Kush duhet të izolohet në shtëpi?

Duhet të qëndrojnë në shtëpi personat që kanë qenë në zonat me shumë të prekurit, për të paktën 14 ditë dhe personat që kanë kontaktuar ngushtë me rastet e konfirmuara të prekura nga COVID-19 ose me personat e dyshuar për COVID-19.

Nëse këta persona të sipërmendur nuk shfaqin ndonjë simptomë, duhet të vetëkarantinohen, ndërsa kur kanë probleme duhet të telefonojnë numrin e urgjencës e vendosur në dispozicion.

4. Si të realizohet izolimi në shtëpi?

Ambient i izolimit:

Personat që karantinohen duhet të kenë një dhomë të veçantë me kushte të mira ajrimi. Sugjerohet që çdo anëtar i familjes të banojë në dhoma të veçanta nga njëri-tjetri, por nëse nuk janë kushtet duhet të ruhet distanca nga 1.5-2 metra.

Duhet të mënjanohen veprimtaritë e përbashkëta mes anëtarëve të familjes, veçanërisht ngrënia e përbashkët.

Duhet të shmanget përdorimi i përbashkët i furçës së dhëmbëve, peshqirëve, orendive të tualetit dhe veshjeve të ndryshme.

Nuk duhet të dilet në ambjente të jashtme.

Përkujdesi ndaj personave të izoluar:

Duhet të caktohet një person i shëndetshëm pa sëmundje kronike për t'u kujdesur për të izoluarin.

Kur ky person qëndron së bashku me të izoluarin në një dhomë duhet të mbajë maskë.

Pas kontakteve me të izoluarin ose zonën e izoluar, duhet të lahen duart, sidomos para përgatitjes së ushqimit, para ngrënies dhe pas daljes nga tualetit. Gjithashtu mund të përdoret edhe alkool.

Dezinfektimi:

Çdo ditë, duhet të pastrojmë mobiljet e shtëpisë në dhomën e gjumit, në tualet etj me dezinfektues që përmban klorin.

Duhet të lajmë rregullisht rrobat dhe mbulesat e shtratit të pacientit në temperaturën 60-90 gradë me ilaç rrobash. Duhet të shmangin kontaktin mes rrobave të ndotura dhe atyre të pastra.

Kur lani shtëpinë duhet të vendosni doreza dhe të lani duart para dhe pas këtyre aktiviteteve.

Trajtimi i sekrecioneve:

Të gjithë personat që kolliten apo teshtijnë është mirë të mbajnë maskë ose një shami. Pas kollitjes dhe teshtimës duhet të hidhni facoletat e përdorura dhe të lani menjëherë duart me sapun.

Nëse kontaktoni me sekrecionet e gojës dhe të hundës, jashtëqitjen dhe pacientët duhet të vendosni doreza. Mbeturina duhet të hidhen në një qese të veçantë dhe të mbyllur mirë. Pas përdorimit të tualetit duhet ta mbyllni kapakun e WC-së.

5. Cilat janë standardet e heqjes së izolimit në shtëpi?

Nëse personat e izoluar në shtëpi nuk kanë simptomat përkatëse, mund të dalin nga karantina në ditën e 14-të. Nëse kanë shqetësime duhet të lidhen me mjekun përkatës. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore