Harbini filloi menaxhimin e mbyllur në lagje kundër COVID-19

2020-04-23 11:40:40 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti i Harbinit në Kinën Verilindore ka shtrënguar më tej masat e kontrollit në lagje për të frenuar infeksionet nga COVID-19.

Qysh nga 9 prilli deri të martën në këtë qytet janë shënuar mbi 50 raste të konfirmuara. Para kësaj periudhe, në Harbin nuk ishte raportuar asnjë rast infektimi për 29 ditë radhazi.

Qu Yansong, një zyrtar vendor, tha se autoritetet kanë forcuar masat në një lagje ku ditët e fundit janë raportuar tre raste të konfirmuara.

Ai tha se punonjësit e kanë dezinfektuar tërë lagjen dhe kanë trajtuar mbeturinat.

Në këtë lagje ofrohen shërbime pa kontakt për personat që janë izoluar në shtëpi.

Punonjësit e lagjes punojnë me turne në pikat e kontrollit për të matur temperaturën e atyre që hyjnë në lagje.

Të gjitha lagjet në Harbin kanë forcuar menaxhimin.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore