Kinë, zhvillohet mbledhja e ekipit drejtues të parandalimit të epidemisë së COVID-19

2020-04-23 11:35:52 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, në mbledhjen e zhvilluar nga ekipi drejtues i parandalimit të epidemisë së COVID-19, u vu në dukje se Kina do të parandalojë me vendosmëri rishpërthimin e epidemisë dhe do të nxitë rimëkëmbjen e rendit ekonomik e shoqëror me një mekanizëm të rregullt parandalimi.

Për të arritur një gjendje të rregullt parandalimi, duhet të rrihet aftësia e testimit dhe duhet të zhvillohet në shkallë të gjerë testimi i acidit nukleik dhe i antitrupave.

Në këtë mbledhje u theksua që duhet të rritet niveli teknik i testimit dhe të zgjerohet prodhimi i pajisjeve të testimit dhe aplikimi komercial. Krahas këtyre, duhet të forcohet parandalimi në pikat kufitare të vendit dhe të shtohet shpërndarja e burimeve njerëzore dhe e materialeve antiepidemike. Ndërkohë, duhet të thellohet bashkëpunimi ndërkombëtar, të shtohet mbikëqyrja mbi cilësinë e materialeve antiepidemike dhe të lehtësohet eksportimi i materialeve përkatëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore