2020-04-23 11:11:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet vendore të provincës Hubei deklaruan se të gjitha qytetet e kontetë në këtë provincë, që u godit rëndë nga pandemia e COVID-19, mbeten zona të klasifikuara me rrezik të ulët.
Të martën, në Hubei nuk u raportua asnjë rast i ri i konfirmuar infektimi me COVID-19 dhe numri i rasteve josimptomatike u ul në 28.
Ndërkohë, 24 raste josimptomatike u përjashtuan dhe 550 të tjera mbeten nën vazhgim mjekësor.
Sipas Këshillit të Shtetit, qytetet, kontetë dhe distriktet pa raste të reja të konfirmuara për 14 ditë me radhë kategorizohen si zona me rrezik të ulët. (Wang Lei)