2020-04-23 21:03:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Distrikti Chaoyang i Pekinit klasifikohet si i vetmi në Kinë me një "rrezik të lartë" të infektimit me COVID-19.
Ndërsa kryeqyteti kinez vazhdon të zbatojë masa të rrepta kontrolli, banorëve u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë dhe të qetë.
Zonat që kanë raportuar më shumë se 50 raste të COVID-19 dhe kanë dëshmuar transmetime të grupeve në 14 ditët e fundit, renditen si rrezik i lartë.
Sipas kritereve, Chaoyang-u është rajoni i vetëm me rrezik të lartë në Kinë, megjithëse rajoni i kryeqytetit kategorizohet si me rrezik të ulët.
Klasifikimi erdhi pasi autoritetet vendore konfirmuan tre raste të reja COVID-19 në një kompleks banimi. Të gjithë ata jetojnë nën të njëjtën çati.
Geng Xiuhui jeton në këtë komunitet.
Ajo tha se lagjja po vazhdon të praktikojë masa të rrepta të shëndetit publik, kështu që ajo nuk shqetësohet shumë.
"Zonat publike dezinfektohen çdo ditë. Komuniteti ka caktuar një personel të posaçëm për të patrulluar zonën herë pas here. Njerëzit që hyjnë dhe dalin nga komuniteti kontrollohen rreptësisht. Askush nuk mund të hyjë, përveç njerëzve që kanë lejekalim."
Wu Zunyou, kryeepidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se klasifikimi i rrezikut është më shumë një mjet për menaxhimin e shëndetit publik.
Ai tha se banorët që jetojnë në zona me rrezik të lartë nuk kanë asnjë arsye të panikohen, për aq kohë sa ata qëndrojnë vigjilentë.
Shumica e qyteteve të Kinës, përfshi qytetin më të goditur Wuhan, janë klasifikuar si me rrezik të ulët.
Disa vendndodhje në Guangzhou të Kinës së Jugut dhe provincën verilindore të Heilongjiang ende konsiderohen zona me rrezik të mesëm për shkak të rrezikut nga rastet e importuara.