Si të investojnë në Kinë ndërmarrjet amerikane nën gjendjen epidemike?

2020-04-23 20:18:24 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, në Pekin e Huizhou të Kinës dhe në qytetin amerikan Dallas u zhvillua në të njëjtën kohë ceremonia virtuale "Retë" për nisjen e projektit të etilenit në Huizhou të provincës Guangdong me 10 miliardë dollarë investime nga shoqëria amerikane "Exxon Mobil".

Ky është projekti i parë i madh petrokimik me investime tërësore të një shoqërie amerikane në Kinë dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë. Tani bota gjendet në një periudhë të jashtëzakonshme kundër epidemisë. Kohët e fundit, çmimi ndërkombëtar i naftës është ulur me luhatje të madhe, madje arriti në vlera negative, duke çuar në humbje kolosale për shumicën e ndërmarrjeve të naftës. Në këtë moment, Exxon Mobil zgjodhi të bëjë një investim të madh në Kinë duke shfaqur besimin dhe optimizmin e kësaj ndërmarrjeje për Kinën.

Besimi dhe optimizmi vijnë nga infrastruktura e përsosur dhe zinxhiri i plotë industrial i Kinës, njëkohësisht nga hapja e vazhdueshme me botën e jashtme dhe përmirësimi pandërprerë i mjedisit tregtar të Kinës. Projekti i Exxon Mobil-it në Huizhou harxhoi vetëm 18 muaj nga projektimi deri në fillimin e ndërtimit, kjo është një shpejtësi e habitshme dhe ka shfaqur nivelin e lartë të hapjes të Kinës.

Kryeshefi ekzekutiv i Exxon Mobil-it Darren Woods u shpreh në ceremoninë e fillimit të ndërtimit se krahas infrastrukturës, ligji dhe rregullorja e re kineze kanë forcuar më tej konkurrueshmërinë e ekonomisë kineze. "Të gjitha këto kanë krijuar një mjedis që Exxon Mobil vendosi të bëjë investime afatgjata strategjike në Kinë," tha Woods.

Pas shpërthimit të epidemisë, disa politikanë amerikanë i kanë propozuar qeverisë të tërheqë nga Kina kompanitë amerikane. Sot fillimi i ndërtimit të projektit amerikan me vlerë 10 miliardë dollarë në Kinë është një kundërpërgjigje e fuqishme ndaj idesë së gabuar "largimi nga Kina". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore