2020-04-23 18:10:16 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina ka vendosur t'i dhurojë Organizatës Botërore të Shëndetësisë një shumë prej 30 milionë dollarësh.
Ministria e Jashtme e Kinës tha se shuma e akorduar synon të ndihmojë ndërtimin e sistemeve shëndetësore të vendeve në zhvillim.
Në mars, Kina i dhuroi organizatës 20 milionë dollarë amerikanë në formë mbështetjeje për kryerjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në kontrollimin e koronavirusit të tipit të ri dhe për të ndihmuar vendet në zhvillim të përmirësojnë kapacitetet e tyre të reagimit.(Albana)