Xi Jinping-u vazhdon inspektimin në Shaanxi

2020-04-22 14:44:40 CRI Komenti juaj Printoni

Më 21 prill, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping inspektoi kontenë Pingli të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

Qyteza Laoxian e kontesë Pingli është një pjesë e projektit të zhvendosjes për zhdukjen e varfërisë. Për shkak të vështirësive të transportit e të komunikacionit dhe të fatkeqësive të shpeshta natyrore, qeveria vendosi zhvendosjen e banorëve të disa fshatrave në zona në kushte më të mira, ku mund të zgjidhen problemet e arsimimit, të punësimit etj. 11 fshatra u shndërruan në lagjen "Jinping" të qytezës Laoxian. Xi Jinping-u e inspektoi këtë lagje dhe vizitoi shtëpinë e re të fshatarit Wang Xianping.

Xi bisedoi me të gjithë anëtarët e familjes. Ai tha se, së pari me zhvendosjen e shtëpisë, dhe pastaj me punësimin, mund të sigurohet një strehim dhe jetesë më e mirë.

Xi u shpreh: "Kam besim për realizimin e objektivit të daljes nga varfëria. Tregoj vëmendje gjithashtu për faktin nëse në të ardhmen do të keni një strehim të qëndrueshëm apo jo, nëse do të ketë apo jo një sistem afatgjatë efektiv. Kjo varet nga ajo nëse masat do të jenë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Partia Komuniste punon duke u nisur nga faktet dhe për të mirën e popullit."

Më 21 prill paradite, Xi Jinping-u inspektoi edhe shkollën fillore të qytezës Laoxian të kontesë Pingli në provincën Shaanxi.

Xi shkoi në klasën 1 të vitit të pestë dhe pyeti për situatën e mësimit dhe të jetës të nxënësve. Ai tha: "Tani shumë fëmijë janë me syze, gjë që më shqetëson. Shqetësohem edhe për shëndetin e tyre, sepse një pjesë e fëmijëve nuk bëjnë kalitje fizike dhe nuk kanë shëndet të mirë. Fëmijët duhet të kenë një frymë pozitive dhe shëndet të mirë."

Pas vizitës në kontenë Pingli, Xi u uroi banorëve jetë të lumtur. "Shpresoj sinqerisht se jeta juaj do të jetë e lumtur dhe e mbarë. Shpresoj se të gjithë do të largohen nga vështirësitë ekonomike dhe do të gëzojnë një jetë komode! Ju uroj lumturi, shëndet dhe mbarësi!". (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore