OBSh-ja: Koronavirusi i ri nuk është i manipuluar në laborator

2020-04-22 12:04:42 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se të gjitha dëshmitë tregojnë që koronavirusi i ri ka një origjinë shtazore dhe nuk është një virus "i manipuluar ose i krijuar" në laborator ose diku tjetër.

Zëdhënësja e OBSh-së Fadela Chaib vuri në dukje se me siguri ka një mbartës të ndërmjetëm që e kaloi sëmundjen nga lakuriqët e natës te njerëzit.

Chaib tha gjithashtu se OBSh-ja po lufton dy pandemi:

"Kemi pandeminë me virusin, por po luftojmë gjithashtu 'infodeminë'. Dhe kur ka një virus të ri, si ky, pritet që të nxirren shumë teori të pavërteta për origjinën e virusit".

Ajo shtoi se OBSh-ja i mirëpret të gjitha vendet të bëjnë përpjekje për të gjetur origjinën e virusit dhe se tani disa grupe pune, duke përfshirë ekspertë kinezë, po përpiqen të gjejnë përgjigjen lidhur me këtë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore