2020-04-22 11:55:19 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang thotë se Kina po punon me vendet e tjera për të lehtësuar udhëtimet thelbësore për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë, përfshirë ekspertë teknikë dhe biznesmenë.
"Qëllimi është të stabilizohet bashkëpunimi i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar, duke garantuar parandalimin e kontrollin e pandemisë dhe duke siguruar funksionimin e sigurt e të qetë të zinxhirëve ndërkombëtarë industrialë dhe të furnizimit," tha zëdhënësi.
Ai shtoi se Kina ka arritur konsensus mbi këtë çështje me Korenë e Jugut dhe Singaporin. (Çang Çuo)