2020-04-22 11:52:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet kineze kanë vendosur të rritin ndihmën për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë, në përpjekje për të përballuar sfidat në ekonomi.
Në një mbledhje ekzekutive të Këshillit të Shtetit të kryesuar dje nga kryeministri Li Keqiang, u vendos që njerëzit që jetojnë në varfëri, të kenë përparësi kur bëhet fjalë për vendimet mbi ndërtimin e projekteve të mëdha kombëtare.
Mbledhja gjithashtu kërkoi miratimin e masave mbështetëse, përfshirë mikrokreditë me interes të ulur dhe trajnimet për forcat e punës më të pambrojtura.