2020-04-22 11:11:00 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Britania ka njoftuar se një vaksinë e mundshme kundër koronavirusit do të testohet te njerëzit duke filluar që nga nesër.
Vaksina po prodhohet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock thotë se qeveria i ka ofruar 20 milionë paund ekipit të Oksfordit për të krijuar vaksinën.
"Ne kemi ofruar më shumë para se çdo vend tjetër në kërkimin global për një vaksinë dhe në të gjitha përpjekjet në mbarë botën. Dy nga projektet kryesore të prodhimit të vaksinave po zhvillohen këtu brenda vendit, në Oksford dhe Kolegjin Imperial të Londrës," tha ai.
Shkencëtarët që po punojnë lidhur me vaksinën, thonë se mezi po presin të testojnë rezultatet e punës së tyre.