Kinë, 94 % e pacientëve me COVID-19 janë shëruar

2020-04-22 10:56:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka pasur rezultate të dukshme në shërimin e pacientëve me COVID-19. 94 % e të prekurve, ose mbi 77 mijë veta, kanë dalë nga spitali. Kështu bëri të ditur znj. Guo Yanhong nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe i Higjienës.

Megjithatë, sipas saj, me përhapjen e shpejtë të virusit në vende të tjera të botës, disa zona të Kinës po përballen me gjithnjë e më shumë presion në trajtimin e të infektuarve të ardhur nga jashtë. Autoritetet shëndetësore kineze po udhëheqin nëntë provinca kufitare të bëjnë përgatitje të plota për të ngritur aftësinë e parandalimit, të kontrollit dhe të mjekimit. Ndërkohë, në këto krahina po dërgohen ekspertë mjekësorë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore