CMG-ja: Spekulimet nuk mund të lëkundin marrëdhëniet kino-afrikane

2020-04-22 21:30:04 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Veya është një studente nga Tanzania dhe ka studiuar në Institutin e Mjekësisë të Universitetit Sun Yat-sen të Guangzhout të Kinës për 6 vjetë. Ajo tha se njerëzimi duhet të bashkohet për ta mposhtur virusin. "Guangzhou është shtëpia ime e dytë, e dua," tha Veya.

Fjalët e Veya-s janë një reagim i fuqishëm ndaj spekulimeve të disa politikanëve amerikanë kundër marrëdhënive kino-afrikane. Kohët e fundit, disa amerikanë spekuluan se afrikanët janë diskriminuar në Guangzhou. Njëkohësisht Konsullata e Përgjithshme e ShBA-së në Guangzhou u shpreh se amerikanët me origjinën afrikane përballen me diskriminim në këtë qytet. Veprimi i palës amerikane ka qëllim të qartë, pra tensionimin mes Kinës e Afrikës duke errësuar emrin e Kinës me etiketën "diskriminim racor".

Në fakt, afrikanët e dinë më mirë se si trajtohen nga Kina. Ata kuptojnë se masat e tanishme të marra nga Kina janë të nevojshme për marrjen nën kontroll të epidemisë. Kina mban përgjegjësinë e lartë për shëndetin e shtetasve të saj dhe të të huajve në vend dhe i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë, nuk ekziston diskriminimi. Si një nga krahinat me presionin më të madh të importimit të rasteve të COVID-19, qyteti Guangzhou ka inspektuar të gjitha grupet me rrezik të lartë dhe si rezultat janë karantinuar 15 mijë njerëz, 4600 e të cilëve të huaj duke përfshirë afrikanë, rusë, amerikanë, australianë dhe shtetas të 13 vendeve prandaj shprehja "diskriminimi i afrikanëve" është krejt pabazë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur planin e përballimit global për t'i ndihmuar "vendet më të dobëta" në luftën kundër epidemisë, Kina merr pjesë gjithmonë aktivisht në të. Në samitin e jashtëzakonshëm të G20-s, Kina i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shtojë ndihmat ndaj Afrikës. Kina u ka dhënë vendeve afrikane shumë material e pajisje mjekësore dhe ka dërguar ekipe mjekësore në Afrikë. Faktet kanë treguar se Kina dhe Afrika janë miq të ngushtë. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore