2020-04-21 12:48:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ekspertët janë shprehur se rezultatet e ekonomisë së Kinës në tremujorin e parë ishin në përputhje me shumicën e parashikimeve, duke marrë parasysh efektet e pandemisë së COVID-19.
Për shkak të përhapjes së koronavirusit, në tre muajt e parë të vitit ekonomia kineze shënoi tkurrjen e saj të parë në dekada, me 6.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur një vëllim prej 21 trilion juanësh.
Kryestrategjisti i Bankës së Komunikacionit Hong Hao shprehet:
"Nuk mendoj se ndokush është befasuar. Para se të publikohej shifra, tregu kishte një diapazon shumë të gjerë pritshmërish, duke filluar nga plus 3-4 për qind deri në minus 11-12 për qind. Kështu që mendoj se shtatë për qind është në mes të këtij diapazoni".
Edhe profesori Zhu Ning i Universitetit Tsinghua thotë se ekonomia kineze do të mëkëmbet shpejt kur jeta të kthehet në normalitet:
"Unë në fakt nuk jam aq i befasuar, sepse ka pasur një mbyllje të madhe në provincën Hubei dhe gjithashtu programe të distancimit shoqëror në mbarë vendin. Pra, nuk është vetëm çështje e njerëzve që kanë më pak të ardhura ose e periudhës së festës, por edhe sepse ka më pak mundësi që njerëzit të dalin jashtë dhe të shpenzojnë para. Kështu që kjo nuk duhet të jetë befasuese dhe unë pres që shifrat e konsumit të mëkëmben në të ardhmen e afërt."
Ai paralajmëroi gjithashtu se tregu i punës do të përballet me trysni të madhe në muajt në vijim, duke marrë parasysh papunësinë në rritje nga pandemia.