2020-04-21 22:22:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kur ndodhemi në lagjen Jinping të kontesë Pingli të provincës Shanxi, sikur jemi në jug të Lumit Jance të Kinës. Vitet e fundit, në lagjen Jinping u shpërngulën dhe u vendosën 4173 fshatarë të 1346 familjeve nga 11 fshatra. Më 21 prill, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë posaçërisht tek fshatarët në Jinping.
Në lagjen Jinping, me përkrahjen e politikave përkatëse, fshatarët janë shkëputur nga varfëria dhe jeta e tyre ka ndryshuar rrënjësisht. Drejtori i zyrës së ndihmës ndaj të të varfërve të lagjes Chen Liangfu u shpreh se një pjesë e fshatarëve shkojnë në qytete për punë, disa kanë hapur bizneset e tyre dhe disa të tjera punojnë në fabrikën e lagjes. Sot jeta e fshatarëve është përmirësuar dita-ditës.
Disa fotografi ku shfaqen ndryshime të jetës së fshatarëve
1. Fatkeqësi të shpeshta natyre në të kaluarën dhe jeta e qetë e sotme
2. Rruga e vjetër malore dhe rrugë të reja
3. Shtëpia e vjetër dhe shtëpia e re
4. Shkolla e vjetër dhe shkolla e re
5. Kuzhina e vjetër dhe kuzhina e re
6. Pus uji i vjetër dhe uji i rrjedhshëm në shtëpinë e re
7. Tualeti i vjetër dhe tualeti i ri