2020-04-20 13:09:50 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministrat e shëndetësisë të G20-ës kanë zhvilluar një mbledhje virtuale për të diskutuar mbi ndikimin e COVID-19 në shëndetësinë dhe shoqërinë globale .
Takimi u organizua pas Samitit të Jashtëzakonshëm Virtual të Liderëve që u organizua në mars, ku ministrat e shëndetësisë u autorizuan të ndajnë praktikat më të mira kombëtare dhe të ndërmarrin një sërë veprimesh urgjente për luftën e përbashkët ndaj pandemisë nga G20-a.
Drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Ma Xiawei i bëri thirrje G20-ës që të vijojë të përkrahë multilateralizmin dhe rolin e OBSh-së në bashkërendimin e reagimit ndaj emergjencave të shëndetit publik.
Videokonferenca përfshiu diskutime mbi ofrimin e kujdesit të qëndrueshëm shëndetësor, inkurajimin e zgjidhjeve digjitale për bashkërendimin global dhe dhënien përparësi të gatishmërisë ndaj pandemisë së COVID-19.
Disa organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Grupi i Bankës Botërore dhe Banka Islamike e Zhvillimit etj., ishin të ftuar në këtë veprimtari. (Çang Çuo)