2020-04-20 12:34:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Konsujt e përgjithshëm të vendeve afrikane në Guangzhou kanë shprehur mbështetje për masat vendore kundër COVID-19.
Të shtunën, Zyra e Punëve të Jashtme e provincës Guangdong publikoi një letër të hapur, ku bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta në luftën kundër COVID-19.
Të gjitha distriktet dhe nëndistriktet e qytetit kanë vënë në funksionim rrjete të parandalimit dhe kontrollit në lagje, për të menaxhuar shkencërisht shërbimet shëndetësore për të huajt.
Alima Danfakha Gakou nga Konsullata e Përgjithshme e vendeve afrikane në Guangzhou shprehet.
"Jemi të gatshëm të punojmë me pushtetin vendor të Guangdong-ut për të zbatuar masat e parandalimit dhe kontrollit. I vlerësojmë komunikimin dhe nismat për menaxhimin e krizave që janë ndërmarrë. Afrika s'mund të përballet e vetme me këtë sëmundje, dhe ne kemi nevojë për solidaritet me miqtë tanë kinezë." (Çang Çuo)