Zyrtarët kinezë paralajmërojnë për vatra infeksioni nga rastet e ardhura nga jashtë

2020-04-20 12:22:04 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar kinez i shëndetësisë ka paralajmëruar se disa rajone në Kinë kanë pasur një numër në rritje vatrash infeksioni, të shkaktuara nga rastet e ardhura nga jashtë të sëmundjes së koronavirusit të ri.

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Mi Feng thotë:

"Numri i rasteve të reja të konfirmuara nga jashtë ishte nën dhjetë për herë të parë gjatë muajit të fundit të shtunën, por numri i vatrave lokale të sëmundjes të shkaktuara nga rastet nga jashtë ka qenë vazhdimisht në rritje. Kjo tregon se ne duhet të vijojmë të zbatojmë një menaxhim të plotë të kontrollit, diagnostikimit, raportimit dhe karantinimit, për të shmangur transmetimin në komunitet."

Kina kontinentale ka raportuar nëntë raste të reja nga jashtë të COVID-19 të shtunën.

Ndërkohë, një zyrtar tjetër thotë se shërbimet e testimit të acidit nukleik të ofruara nga afro 200 laboratorë testimi janë ofruar në të gjithë provincën Hubei.

Liu Dongru thotë se 89 000 veta u testuan të premten. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore