2020-04-20 10:08:08 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës dhe ministri i Jashtëm Wang Yi tha të shtunën se, në çastet kritike kur bota po lufton pandeminë e COVID-19, mbështetja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe e kreut të saj është mbrojtje e filozofisë dhe parimeve të multilateralizmit.
Ai i bëri këto komente gjatë zhvillimit të një bisede telefonike me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Wang theksoi se mbështetja është gjithashtu një veprim për të siguruar statusin dhe rolin e Kombeve të Bashkuara dhe për të ruajtur solidaritetin ndërkombëtar përballë sëmundjes.