CMG: Politikanët amerikanë nuk mund t'i përdorin viktimat si vegël politike

2020-04-20 21:24:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, udhëheqësi amerikan e sulmoi herë pas here Kinën për mungesë transparence të numrit të viktimave nga pneumonia e COVID-19. Ai theksoi se në ShBA, përqindja e të vdekurve nga ky virus për 100 mijë njerëz është 11.24, shifër kjo më e ulët se në Spanjë, Francë e Itali. Ndërkohë, ai paraqiti dyshim se është krejtësisht e pamundur që kjo përqindje në Kinë është 0.33. Para kësaj, ai fabrikoi shpifje në rrjetet sociale se "numri i të vdekurve në Kinë është shumë më i lartë se në ShBA."

Kundrejt këtyre fjalëve, Grupi Mediatik i Kinës komentoi se çdo njeri ka vetëm një jetë. Humbja e çdo jete gjatë kësaj pandemie është një fatkeqësi e madhe, por politikanët amerikanë e konsiderojnë vetëm si një shifër dhe vegël politike. Fjalët e liderit amerikan janë amorale dhe pikërisht për këtë arsye, ato janë të pabaza dhe janë kritikuar nga përdoruesit amerikanë të internetit, "Kjo nuk është garë viktimash. Po vdesin njerëz!"

Në një koment të gazetës "The Washington Post" thuhet se njerëzit nuk e kanë harruar postimin në Twitter më 24 janar të presidentit Trump se "Kina po bën të gjitha përpjekjet në përballimin e epidemisë dhe ShBA-ja vlerëson shumë përpjekjet dhe transparencën e Kinës."

Shihet nga të gjithë se me acarimin e gjendjes epidemike në ShBA, është shtuar pakënaqësia e publikut ndaj qeverisë. Prandaj, politikanë amerikanë, nga kongresmenë e deri funksionarë të agjencisë së shërbimit informati si dhe funksionarë të lartë të departamentit të Mbrojtjes, shigjetuan ashpër dhe stigmatizuan Kinën për t'u shfajësuar nga përgjegjësia e mungesës së kontrollit të duhur të epidemisë. Duke e shndërruar Kinën si "dash kurbani ", politikanët amerikanë kanë nxitur kundërvënien midis Kinës dhe bashkësisë ndërkombëtare, me synim frenimin e zhvillimit të Kinës.

Ashtu siç komentoi "The New York Times", republikanët besojnë gjithnjë e më shumë se përcaktimi i Kinës si fajtore e përhapjes së virusit ndoshta është mënyra më e mirë për të dalë nga situata.

Kur shumë njerëz nuk po e kuptojnë pse në vendet perëndimore me pajisjet mjekësore më të përparuara dhe me mjekësinë më të zhvilluar, vdekshmëria e COVID-19 është më e lartë se në Kinë, në revistën "Science" u publikua në fund të marsit rezultati i një studimi se brenda 50 ditëve të para të shpërthimit të epidemisë, "bllokimi" i qytetit Wuhan shmangu infektimin e 710 mijë njerëzve jashtë këtij qyteti dhe pakësoi 96% të të prekurve të mundshëm. Pikërisht në sajë të masave shumë të rrepta dhe sakrificave shumë të mëdha, Kina e ka ulur vdekshmërinë e të prekurve nën "parashikimin e të gjithëve". (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore